AKTUALITET, 12 Qershor 2026, 10:29

Mega operacioni i SPAK/ Ilir Shtufi dhe Artur Shehu në kërkim, detaje

Mega operacioni i SPAK/ Ilir Shtufi dhe Artur Shehu në kërkim, detaje

Një ndër personat e shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal që dyshohet se merrej me trafik kokaine dhe pastrim parash, është dhe biznesmeni Ilir Shtufi.

Biznesmeni në fjalë ka operuar në sektorin e ndërtimeve. Kujtojmë se në kuadër të një operacioni të SPAK dhe Policisë së Shtetit u lëshuan 20 masa, ndërsa janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre.

Ndërkohë që është kërkuar arrest me burg dhe për Artur Shehun, shqiptaro-amerikanin që nuk është arrestuar, pasi jeton në SHBA. Është larguar para shumë vitesh për shkak të konflikteve që kishte me bandën e Zani Caushit. Ai po hetohet edhe për tokat e Zvërnecit. 

Gazetarja Klodiana Lala raporton se biznesmeni Orest Sota, ka përfunduar në pranga.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe nuk ka konfirmim nëse është arrestuar Orest Birçaj për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal. Ndërkohë Edmond Jaupaj është nën masën e sigurisë arrest shtëpie.

Operacioni është ende në vijim e sipër, ndaj po ushtrohen kontrolle në disa zona në Tiranë dhe Vlorë. Sa i përket strukturës së grupit kriminal, dyshohet se krerët janë të vendosur në Dubai. Ndaj Artur Koçekut është marrë masa e sigurisë “Arrest me burg”.
Sakaq, të ardhurat nga trafiku investoheshin në ndërtim.