AKTUALITET, 4 Nëntor 2024, 13:34

Ilir Meta kërkon lirimin, ankimon ‘arrestin me burg’ në Apelin e GJKKO. Avokati: Gati kallëzimi për policinë

Ilir Meta kërkon lirimin, ankimon ‘arrestin me burg’ në

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon lirimin nga burgu, ku ehste mbyllur me urdher te SPAK dhe vendim te Gjykates se Posaçme.

Përmes avokatit të tij, Genc Gjokutaj, në Apelin e GJKKO është depozituar kërkesa ankimore për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Gjokutaj: Është marrë një e dhënë që është bërë brenda asaj dite, vendim në hamendësime, në rrethana të caktuara.

Në të tre procedimet që i kanë bashkuar bashkë si duket është një metodë që u ka dhënë goxha dorë, në të treja procedimet pjesa e mosdeklarimit është krejt tjetër situata jemi duke investiguar këtë pjesë, do mbështetet në bazë dokumentesh.

Kemi kallëzimin gati për policinë, por informacioni nga policia do të na ndihmojë për një kallëzim.