TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarët Klodiana Lala dhe Xhevahir Zhabina, kanë folur në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, për hetimet e reja ndaj Belinda Ballukut dhe vilën që SPAK pretendon se është e saj. Ata u shprehën se ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare, ka deklaruar në SPAK se vila është në pronësi të tij, por SPAK dyshon se indirekt e posedon Balluku.
Klodiana Lala: Ka patur reagim zyrtar nga SPAK. Ka shtrirë hetimet mbi zonjën Balluku edhe kur ishte drejtoreshë e Albcontrol, para se të vinte si deputete dhe ministre apo zv kryemnistri. Bëhet fjalë për një tender, që në bashkëpunim me zotin Berberi që punonte në Albcontrol, kanë favorizuar kompaninë Eurocol të Carapulit dhe ky favorizim ka ardhur jo vetëm për dokumentacionin por shtrimin dhe zbatimin e kontratës. Zonja Balluku dyshohet se ka marrë si rryshfet një vilë në Dhërmi. Kontrata nuk rezulton të jetë lidhur mes Ballukut dhe kompanisë, poër ish futbollistit Igli Tare dhe kompanisë Eurocol. Prokuroria pretendon se është në zotërim indirekt nga Balluku. Tare pretendon se ka pasuri të deklaruar në disa miliona euro dhe ka mundësi financiare për ta patur vilën dhe ka dokumentacionin. Duhet të presim zbardhjen e vendimit për të kuptuar cfarë SPAK ka në dorë. Ndërkohë Balluku po hetohet për dy vepra të tjera, korrupsion pasiv dhe për pastrim parash. Pozita e zonjës Balluku është rënduar ndjeshëm dhe kjo e vë në raport tjetër me drejtësinë. SPAK thotë se çështja po vijon. Balluku është zyrtarisht person nën hetim për këto akuza.
Xhevahir Zhabina: SPAK pretendon se në mënyrë indirekte vila zotërohet nga Balluku pasi sipas SPAK, disa punime në atë vilë për arredimin apo pjesë të tjera, dyshohet se janë bërë nga Belinda Balluku. Igli Tare pretendon se ai është zotërues i vilës dhe vila është e tij, pasi ka kontratë. Është pyetur për arredimin dhe ka pretenduar se me këtë është marrë i vëllai, pasi Igli Tare jeton jashtë vendit. Është pyetur edhe vëllai i Tares në SPAK.
SPAK nuk arriti dot të marrë mandatin e Ballukut dhe sigurisht duket nga mënyra si është formuluar akuza e parë dhe çështjet e zonjës Balluku, dukshëm ka luftë të hapur mes SPAK dhe Belinda Ballukut, pasi ndaj saj janë bërë disa kallëzime. Opozita ka kallëzuar dhe janë disa procedime të hapura. Dukshëm që SPAK ka një lloj strategjie, pasi fillimisht shkoi duke e pezulluar nga detyra.