AKTUALITET, 18 Shkurt 2024, 09:20

Igli Hasani në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Fokusi te përshpejtimi i procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor

Igli Hasani në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Fokusi te

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar takime me homologë në Mynih, gjatë punimeve për Konferencën e Sigurisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Hasani u shpreh se fokus i bisedimeve ishte përshpejtimi i procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, sipas kryediplomatit shqiptar, u diskutua për përpjekjet e përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale.

“Diskutuam agjendën tonë dypalëshe, me fokus në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet tona të përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale”, shkruan ndër të tjera ministri.