AKTUALITET, 17 Janar 2025, 21:31

Ngatërresa në media, i publikohet fotoja e gabuar në lajmin e vrasjes në Sarandë

Ngatërresa në media, i publikohet fotoja e gabuar në lajmin e

Elvira Tahiraj nga Vlora, me banim në Itali, ka kontaktuar redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan për një problem shumë të rëndë. Në fundin e dhjetorit të vitit të kaluar një shtetase me emrin dhe mbiemrin e saj vrau bashkëshortin me sëpatë në Sarandë. Sipas denoncueses, pa asnjë verifikim, portale të ndryshme morën foton e saj për t’ia bashkangjitur lajmit.

Elvira Tahiraj: Një mëngjes të zakonshëm kur unë isha në shtëpinë time, më vjen një telefonatë nga kushërira ime, e shqetësuar, kishte lajmëruar gjithë familjarët e mi në Shqipëri që Elvira, ka ndodhur një vrasje ku Elvira ka vrarë burrin. Mediat  janë futur në rrjetet sociale, në profilin tim dhe më kanë marrë foton time dhe e kanë publikuar sikur vrasësja isha unë.