AKTUALITET, 20 Prill 2024, 18:11

Ia mori nipin ish-nuses së djalit dhe u zhduk, zbardhet dëshmia e gjyshes: S’kam bërë krim! Donim të rrisnim vetë

Ia mori nipin ish-nuses së djalit dhe u zhduk, zbardhet dëshmia e

Zbardhet dëshmia e gjyshes së 3-vjeçarit, e cila u zhduk bashkë me vogëlushin për 1 javë.

Gruaja ka deklaruar në polici se donte që fëmijën ta rrisnin ata edhe jo e ëma, e cila pas vdekjes së bashkëshortit ishte larguar nga shtëpia. “E dua se e kam fëmijën e djalit. Nuk i bej keq!

Është fëmija i djalit. E donim ta rrisnim ne jo familja e nënës. Nuk na e linin ta rrisnim ne ndaj e morëm. E duam shumë nipin. Nuk kam bërë krim. Dua nipin ta rrisim ne se na vdiq djali në aksident. Na zëvendëson djalin që na vdiq në aksident. Nusja nuk na e jepte ndaj e mora dhe ika tek të afërmit e mi”, -mësohet të ketë thënë ajo.