TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhet ekspertiza paraprake në lidhje me ngjarjen ku 3 efektivë të “Shqiponjave”, qëlluan me armë drejt një makine tip "Audi", ngjarje e ndodhur më 8 Mars të këtij viti në aksin Tiranë-Fushë-Krujë dhe e zbardhur rreth dy javë më parë.
Referuar ekspertizës, një nga predhat e gjetura më automjet rezulton të ketë dalë nga arma e shërbimit të efektivit Rezart Berberi, i shpallur në kërkim. Dyshohet që drejt mjetit të jetë qëlluar edhe nga një koleg i tij, por predha është dëmtuar dhe ekspertiza nuk e ka vërtetuar dot nëse është qëlluar nga arma e njërit prej 2 policëve në vendngjarje, Elton Dokollari apo Fliruan Zeneli.
Prokuroria e Tiranës dhe AMP nisën hetimet dhe më 24 Shtator shpallën në kërkim Berberin dhe proceduan në gjendje të lirë dy kolegët, teksa edhe u pezulluan nga detyra, kurse ngjarja u publikua më 23 Shtator.
Në makinë janë konstatuar 6 vrima, që dyshohet se janë shkaktuar nga 3 plumba, kjo për faktin se kanë depërtuar brenda, duke rrezikuar jetën e shoferit dhe shokut të tij. Në denoncimin e tij, qytetari pretendon se është ndaluar nga efektivët për kontroll dokumentesh.
Ai shton se u ka dhënë dokumentet dhe u ka kërkuar të largohet shpejt, pasi kishte djalin në spital, fakt i provuar nga grupi hetimor. Sipas tij, në këto momente, një prej efektivëve i ka vënë pistoletën në gjoks dhe i ka kërkuar të zbresë nga mjeti, pasi dyshonin se kishte armë.
Referuar dëshmisë së tij, ka pranuar që të zbresë dhe u ka kërkuar t'i heqë armën nga gjoksi dhe të dilte jashtë. Por, sapo një prej policëve ka hequr armën, i ka dhënë gaz mjetit dhe është larguar me shpejtësi.
Në këto momente efektivët kanë qëlluar në drejtim të mjetit. Policët e Shqiponjave më pas kanë bërë kallëzim për mosbindje ndaj punonjësit të policisë, por e kanë fshehur faktin se kanë qëlluar me armë. Nga ana tjetër, drejtuesi i mjetit e ka kallëzuar ngjarjen në prokurori.
Episodi i rëndë është shënuar në 8 mars të këtij viti në segmentin rrugor Tiranë–Fushë Krujë. Tre policët e “Shqiponjave”, ndaluan një automjet për kontroll rutinë
Rezart Berberi është ende në kërkim, kurse kolegët e tij inspektorë, Elton Dokollari, 46 vjeç dhe Fliruan Zeneli 37 vjeç, janë në masë “detyrim paraqitje”, të dyshuar për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, moskallëzim krimi, falsifikim dokumentesh dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.