AKTUALITET, 31 Janar 2023, 15:40

Krimi “vëzhgon” Tiranën/ Sekuestrohen rreth 50 kamera në Astir dhe në qytetin e Kamzës

Krimi “vëzhgon” Tiranën/ Sekuestrohen rreth 50 kamera

Policia vijon operacionin “Fijet” për sekuestrimin e kamerave të vendosura në mënyrë ilegale nga grupet kriminale.

Mësohet se, uniformat blu kanë sekuestruar rreth 50 kamera sigurie në zonën e Kamzës dhe të Astirit në Tiranë.

Operacioni është në vijim edhe në zona të tjera të kryeqytetit.