AKTUALITET, 29 Qershor 2026, 23:06

“I vetmi sektor ku mund të zbardhësh lekë është ndërtimi”, Zhabina zbulon si u këshillua Salvador Aliu për të pastruar paratë e kokainës

“I vetmi sektor ku mund të zbardhësh lekë është

Gazetari Xhevahir Zhabina, tregoi në emisionin “Të Paekspozuarit’ në MCN TV detaje nga mënyra se si paratë e narkotrafikut u pastruan në Shqipëri, përmes investimeve në tregti dhe ndërtim. Ai solli si shembull rastin e Salvador Aliut që humbi 3 milionë euro të investuara në markete në Elbasan, por nga ana tjetër pastruan shumë të tjera.

“Ajo që është shqetësuese në dosjen e Salvador Aliut dhe pjesës tjetër që janë shpallur në kërkim, një detaj shumë i rëndësishëm që më ka bërë përshtypje në gusht-shtator dhe tetor të vitit 2020 Aliu i sjell vëllait të tij 30 milionë euro cash, ku 3 milionë euro i investuan në një rrjet marketesh në qytetin e Elbasanit, ku thuhet se aty ata humbën, por nuk ka problem, se futën disa të tjera në sistemin legal për të blerë apartamente. Madje SPAK thotë se ata kanë hyrë edhe nënkontraktorë në tendera.

Një tjetër detaj është një komunikim me një person të panjohur që thotë se do të investojë në flori dhe lingota ari dhe ai person i thotë se është budallëk që të investojë në flori dhe ar, sepse është shumë e rrezikshme dhe ka shumë procedura ligjore. ‘I vetmi sektor ku mund të zbardhësh lekë është ndërtimi” i thotë ai dhe i jep idenë se si duhet të investojë dhe ku.

Kjo tregon se deri në çfarë niveli kishin arritur investimet në sektorin e ndërtimit nga personat që merrem me trafikun ndërkombëtar të kokainës.

SPAK ka indentifikuar 30-40 milionë euro, për 3-4 muaj xhiro.

Eldi Dizdari i thotë Salvador Aliut i thotë për 10 tonë kokainë në javë, se sa më shumë të sjellësh, aq më mirë është për mua.

Një pjesë e mirë e atyre 650 milionë eurove të sekuestruara do të shkojnë në konfiskim”- tha Zhabina.