AKTUALITET, 9 Korrik 2026, 14:12

Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vrau me çifte gruan, zbardhen emrat e autorit dhe të viktimës

Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vrau me çifte gruan,

Zbardhet identiteti i autorit të krimit që tronditi sot Shkodrën, ku burri vrau me çifte bashkëshorten e tij. BalkanWeb mëson se Shtjefën Ziçi ka qëlluar me çifte bashkëshorten e tij shtetasen Bardhe Ziçi, 54 vjeçe.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në unazën lindore të qytetit verior.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë, 64-vjeçari është arrestuar pas krimit të rëndë.