TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhen detaje nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Gjatë fjalës së tij, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shprehu rezerva për projektrezolutën e PS-së për luftimin e korrupsionit, ndërsa tha se nevojitet një debat më i gjerë.
Kujtojmë se PS kërkon ngritjen e një komisioni të posaçëm për çështjet e drejtësisë.
“Më vjen mirë që lufta kundër korrupsionit duhet ndryshojë dhe qeveria pranon që kemi një korrupsion endemik dhe sot ekziston në të gjithë institucionet.
Tani kush ka folur e paska pasur të drejtë. Rezoluta që ju propozoni çon miratimin e ngritjes së një komisioni të posaçëm dhe disa elementë që ne mendojmë se kanë nevojë për një debat më të gjerë se sa debati në kuvend. Kam dorëzuar disa ndryshime ligjore për të luftuar korrupsionin me ndryshime që i vijnë në ndihmë kësaj beteje dhe që u refuzuan nga PS. Mazhoranca i rrëzoi duke mohuar korrupsionin.
Sot, qeveria pranon korrupsionin dhe mungesën e vullnetit politik. Ju kërkoni të krijoni një Komision AdHoc që merr funksione nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian dhe pa asnjë argument”, tha deputetja e PD-së.