TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komanda e Karabinierëve të Raguzës ka arrestuar në flagrancë një 41-vjeçar shqiptar me inicialet T.M., i cili kishte banuar në Gulfi Chiaramonte për shumë vite dhe ishte përfshirë në trafikun e drogës.
Të riut iu gjetën sasi kokaine në kushtet e flagrancës.
Hetimi dhe një kontroll personal dhe i automjetit i kryer nga efektivët, çuan në zbulimin e disa dozave të kokainës dhe kanabisit, të destinuara për shitje te palët e treta, një thikë me teh të madh dhe afërsisht 100 euro në kartëmonedha me prerje të ndryshme, me shumë gjasa të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.
Lënda narkotike e gjetur u sekuestrua në pritje të analizave, informon media italiane.
Pas ndalimit, u vendos që shqiptari të lihej në masën e arrestit shtëpiak deri në fund të hetimeve dhe deri në vendimin e Gjykatës së Apelit Iblea.