AKTUALITET, 13 Maj 2026, 15:06

I përfshirë në rrjetin e trafikut, shqiptari kapet me 1,2 kg kokainë të fshehur brenda jastëkut! Nervozizmi e tradhtoi, i gjenden edhe…

I përfshirë në rrjetin e trafikut, shqiptari kapet me 1,2 kg

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

I riu po fshihte mbi një kilogram kokainë në shtëpinë e tij. Për këtë arsye, karabinierët e arrestuan gjatë një operacioni ditën e djeshme afër Xhenovës.

Në momentet e para 32-vjeçari u shfaq nervoz dhe u përpoq t’i shmangej kontrollit. Kjo nxiti oficerët për kontroll të detajuar. Në flagrancë iu kapën 6 gramë kokainë.

Kurse një kontroll i mëvonshëm në shtëpi çoi në sekuestrimin e 1.2 kg kokainë të fshehur në një jastëk në dhomën e gjumit, 1,200 euro cash, dy peshore precize dhe materiale paketimi, informon media italiane.

Pasi u përfunduan procedurat formale, 32-vjeçari u arrestua dhe u transferua në burgun Marassi të Xhenovës, për të pritur një seancë dëgjimore për dënimin.