TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I penduar i drejtësisë Nuredin Dumani po dëshmon në GJKKO, duke treguar sesi arriti të lirohej nga burgu.
Mesohet se Dumani ka deklaruar, se për të dalë nga burgu me ndihmën e personave të tjera ka siguruar një raport nga mjekësia ligjore sikur kishte vetëm tre muaj jetë.
Ai dëshmon më tej se nga spitali i burgut, e shtruan në spitalin civil.
Më herët, gjatë dëshmisë së dhënë sot, Dumani ka deklaruar se e ka ndihmuar dhëndri i vëllait të ministrit të asaj kohe, Nasip Naços.
“Kam paguar lekë për këtë gjë”-mësohet të ketë deklaruar Dumani.
Sipas dëshmitarit të drejtësisë, ndërmjetës për ta liruar nga burgu ka qenë avokati Alban Brengasi.
Dumani po dëshmon edhe për avokatin dhe sesi ky i fundit pagoi para për të dhunuar bashkëshorten e tij.