AKTUALITET, 2 Prill 2024, 19:53

I mituri sulmoi me armë bashkëmoshatarët në një shkollë në Finlandë, mes të plagosurve një nxënëse shqiptare

I mituri sulmoi me armë bashkëmoshatarët në një

Ministria e Jashtme e Kosovës ka konfirmuar se në mesin e të plagosurve nga sulmi në një shkollë në Finlandë, është edhe një nxënëse shqiptare.

Nxënësja është me origjinë nga Kosova. Ministria e Jashtme e Kosovës shprehet se përmes ambasadës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet finlandeze dhe me familjen e vajzës së plagosur. Kujtojmë se autori ishte një 12-vjeçar, i cili vrau 1 të mitur dhe plagosur dy të tjerë.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË JASHTME TË KOSOVËS:

Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova.

Këtë të martë, një nxënës 12-vjeçar në një shkollë në Finlandë ka vrarë një fëmijë dhe ka plagosur dy të tjerë. Mes dy të plagosurve është edhe vajza nga Kosova. Reuters ka raportuar se gjendja e të plagosurve nga ky sulm paraqitet e rëndë.