AKTUALITET, 3 Shkurt 2023, 14:20

Abuzimi me tenderat/ Shtyhet për herë të tretë seanca paraprake ndaj ish-drejtoreshës së ARRSH-së Sonila Qato

Abuzimi me tenderat/ Shtyhet për herë të tretë seanca

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për të tretën herë seancën paraprake ndaj ish drejtoreshës së ARRSH-së Sonila Qato, dhe 9 të pandehurve të tjerë. Seanca është shtyrë për shkak të mungesës së një prej avokatëve.

Seanca e rradhës do të mbahet javën e ardhshme. Gjykata do të vendosë nëse do të kalojë apo jo për gjykim çështja ndaj Qatos.

Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, u mor zyrtarisht e pandehur nga SPAK, në tetor të këtij viti.

Ajo akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për akuzën e “Shkelje ose favorizim të tenderave dhe ankandeve publike”. Kjo akuzë vjen lidhur me tenderin e ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë.