AKTUALITET, 4 Nëntor 2024, 11:29

Atentati me 4 viktima/ Ky është 'Range Rover' që u përdor nga autorët në masakrën në Shkodër, u vodh në Durrës

Atentati me 4 viktima/ Ky është 'Range Rover' që u

Ky është automjeti tip “Range Rover” i cili u përdor nga autorët në atentatin e 30 tetorit në Shkodër ku humbën jetën 4 persona, Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha.

Automjeti i cili u përdor nga atentatorët është vjedhur më 17 prill në qytetin e Durrësit.

Policia ka arritur të zbulojë se ajo është e njëjta makinë që ishte denoncuar disa muaj më parë nga pronari i saj në qytetin bregdetar.

Kjo e dhënë e përftuar nga grupi hetimor, ka dalë pas këqyrjes së numrit të mbetur në shasinë e mjetit i cili u gjet i djegur vetëm disa minuta pas atentatit në Dobraç të Shkodër, së bashku me dy automatikët të cilët dyshohet se u përdorën në ngjarje.

Shtetasit Izmir Sakica dhe Samuel Troshani dyshohet se janë shpallur në kërkim si autor të masakrës së Dobracit ndodhur pak ditë më parë në Shkodër me tre viktima.

Nën drejtimin e prokurorisë po vijojnë hetimet, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shkodrës.