AKTUALITET, 5 Nëntor 2024, 12:59

Sulmi brutal dhe dhuna barbare ndaj Medi Isenit, Noizy paraqitet në policinë e Pejës

Sulmi brutal dhe dhuna barbare ndaj Medi Isenit, Noizy paraqitet në

Mediat kosovare kanë publikuar pamje nga momenti i paraqitjes së Noizyt në Polici, muaj pas sulmit brutal fizik ndaj Medi Isenit.

Zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë se prokurori i rastit pritet të lëshojë aktvendim për ndalimin për 48 orë të reperit nga Shqipëria.

I dyshuar për përfshirjen në sulmin brutal fizik ndaj Medi Isenit, më 2 gusht të këtij viti në Pejë, Noizy ishte arratisur nga Kosova për t’u arrestuar në Shqipëri pesë ditë më vonë.