AKTUALITET, 21 Qershor 2026, 21:04

"I bëj thirrje Vlorës të çohet"/ Protestuesi: Atje kanë lenë vetëm spitalin e çmendinës, të gjitha institucionet i kanë sjellë në Tiranë

"I bëj thirrje Vlorës të çohet"/ Protestuesi:

Mijëra vetë u mblodhën në protestën e 22-të kundër kryeministrit Rama.

Një qytetar nga Vlora foli në podiumin e improvizuar duke i kërkuar vlonjatëve të ngrihen në këmbë.

Në qytetin e Vlorës tha ai i kanë marrë të gjitha institucionet dhe i kanë sjellë në Tiranë, duke lenë vetëm spitalin e çmendisë.

Protestuesi: I bëj thirrje Vlorës të çohet. Në Vlorë kanë lenë vetëm spitalin e çmendisë dhe kanë hequr gjithë institucionet i kanë sjellë në Tiranë.

Të çohen vlonjatët në këmbë se kjo është protestë e rinisë. Kjo është Shqipëria.