AKTUALITET, 9 Tetor 2024, 12:54

Krimi/ 42-vjeçari goditi për vdekje shokun e tij, flet bashkëjetuesja e autorit: Më kapi për flokësh, donte të më digjte. Gëzimin e vrau sepse më shpëtoi mua

Krimi/ 42-vjeçari goditi për vdekje shokun e tij, flet

Bashkëjetuesja e Admir Beqiri ka treguar momentin kur 42-vjeçari ka vrarë shokun e tij, Gëzim Bizoni, krim i ndodhur në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ajo u shpreh se “Gëzimin e vrau sepse më ndihmoi mua”.

Gruaja rrëfeu se bashkëjetuesi i saj kishte tentuar ta vriste duke e djegur me çakmak dhe ajo kishte kërkuar ndihmë tek fqinji, duke shkuar në banesën e tij.

Ajo tha se Gëzimi i kërkoi të ikte që të shpëtonte dhe nuk e ka parë momentin kur Admiri e vrau.

“Më kapi për flokësh donte të më digjte me çakmak. Bërtita ‘ndihmë, ndihmë’. Erdhi më ndoqi në oborr, shkova tek aneksi i Gëzimit të më shpëtonte, Mori policinë, nuk u përgjigj.

Mori Gëzimi një shishesh verë të më mbronte, se më tërhiqte për flokësh. Në atë moment më mori babi, më pyeti si je “i thashë do që të më djegë”. Vëllai erdhi me makinë të më meUnë po laja rrobat dhe donte të më vriste. Gëzimin e vrau sepse më ndihmoi mua. Unë se pashë kur e vrau se Gëzimi më tha ik. I dha trupit dhe më dha shenjë të iki. Mora shapkat në dorë dhe ika me çorape, nuk e pashë ngjarjen si ka ndodhur. Mua më morën dhe më thanë që Gëzimi është vrarë. Kemi bashkëjetuar për 3 vite”, rrëfeu ajo.