TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptarka rënë në prangat e policisë italiane. I riu hiqej si turist dhe jetonte nëpër hotele. Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi në zonën e Borgo (L’Aquila). Kanë qenë qytetarët, ata që kanë denoncuar shqiptarin.
Efektivët e qytetit vunë re lëvizjet e dyshimta e të riut, teksa e arrestuan duke kaluar disa gardhe. Policia i ka gjetur mbi 2 mijë euro cash, dy celularë si dhe disa copëza celofoni. Gjithashtu, brenda një pakete cigaresh, u gjetën mbi 10 gramë kokainë, të ndarë në 18 doza.
Më tej, në dhomën e hotelit ku banonte shqiptari, u gjet një tjetër telefon, i cili u mundësoi oficerëve të gjurmonin një bashkëpunëtorët e të arrestuarit. Komisariati i Policisë bëri me dije se shqiptari hynte në Itali si turist, duke kryer krime në të gjithë territorin. Në këtë mënyrë i është kërkuar prefekturës një urdhër dëbimi drejt Shqipërisë.