TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy ngjarje të rënda janë shënuar këtë të diel në Himarë, ku një i moshuar ka humbur jetën, ndërsa një e re po lufton për jetën në spital.
Mësohet se një 74-vjeçar me inicialet F.A. dyshohet se ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar në një banesë në Jalë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes, si edhe po punon për sqarimin e plotë të rastit.
Ndërkohë, një 28-vjeçare nga Himara ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar një sasi medikamentesh, në kushte të rënduara psikologjike.
E reja është transportuar në Spitalin e Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.