AKTUALITET, 29 Mars 2024, 17:34

Himara me kryebashkiak të ri/ Blendi Klosi: Zgjedhja e Blerina Balës, proces legjitim

Himara me kryebashkiak të ri/ Blendi Klosi: Zgjedhja e Blerina Balës,

Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, tha se përkundër disa momenteve të tensionit, procesi  i votimit të kryetares në detyrë të Himarës, Blerina Bala ishte i qetë.

Klosi u shpreh se procesi ka qenë i bazuar tërësisht në ligj.

“Një grup shumë i vogël njerëzish u përpoqën të prishin mbledhjen e këshillit bashkiak. Për qytetarët dhe për forcat politike duhet të sqarohet se zgjedhja e Balës ishte në mënyrë krejt legjitime, pas dorëheqjes së parevokueshme të Jorgo Goros, për arsye të tij, të cilat tashmë dihen.  Ishin dy nënkryetarë në bashkinë e Himarës aktualisht. Njëri prej tyre u tërhoq nga gara, dhe Blerina Bala u zgjodh me vota si drejtuese në detyrë e Bashkisë së Himarës”, tha ai për Abcnews.