TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
SPAK ka nisur hetimin pasuror Erion Veliajt dhe familjarëve të kryebashkiakut të Tiranës. Nuk janë vetëm bankat e nivelit të dytë, që do të japin informacion mbi transferta llogari bankare investime përmes sistemeve bankare të Veliajt dhe familjarëve të tij por edhe Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë që ka një kërkesë të drejtuar nga SPAK për të vënë në dispozicion informacion në lidhje me deklarimet pasurore të Veliajt apo anëtarëve të familjes në rastet kur janë subjekte të deklarimeve të pasurive të tyre.
"Informacioni i bërë me dije pasditën e djeshme ekskluzivisht nga SYRI TV se ndaj Erion Veliaj dhe familjarëve të tij ka nisur hetim pasuror, dhe në këtë mënyrë duke iu drejtuar institucioni i ogranit të procedurës penale, SPAK, bankave të nivelit të dytë në kuadër të një procedimi penal të regjistruar ndaj tij, sa i takon transfertave dhe lëvizjeve financiare të tij dhe tre anëtarëve të familjes, përkatërisht bashkëshotes, nënës dhe vëllait të tij. Kemi marrë informacione nga SPAK se Erion Veliaj është duke u hetuar edhe në kuadër të pasurisë.
Hetimi pasuror ndaj Erion Veliajt për herë të parë i një zyrtari të tillë, që drejton bashkinë e kryeqytetit, vjen në një kohë kur vetëm pak javë më parë i pari i Tiranës erdhi në SPAK për orë të tëra ku ka dhënë deklarime si person në dijeni lidhur me procedurat e inceneratorit të kryeqytetit ndërkohë që emri i tij rezultonte i përfshirë përmes veprimeve dhe mos veprimeve për të favorizuar një nga aferat më të mëdha në Shqipëri miliona euro siç ishte inceneratori i Tiranës.
Sa i përket procedimit penal të dosjes hetimore ‘5D’, pavarësisht emrit të lakuar të Erion Veliajt në disa procedura, në rreth 9 të tilla, autoritet kontraktor i prokurimeve publike ishte Bashkia Tiranë dhe titullari i saj dhe pavarësisht se nuk përmendet me emra nuk u thirr apo të ketë pasur sinjalizime për hetimin e tij lidhur me këtë dosje.
Sipas informacioneve, nuk janë vetëm bankat e nivelit të dytë, që do të japin informacion mbi transferta llogari bankare investime përmes sistemeve bankare të Veliajt dhe familjarëve të tij por edhe Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë që ka një kërkesë të drejtuar nga SPAK për të vënë në dispozicion informacion në lidhje me deklarimet pasurore të Veliajt apo anëtarëve të familjes në rastet kur janë subjekte të deklarimeve të pasurive të tyre.
Shkresa janë drejtuar edhe në institucione të ndryshme referuar të njëjtave burimeve, që kanë të bëjnë me institucionet tatimore qendrore dhe vendore ku Erion Veliaj është subjekt i tyre dhe për rrjedhojë duhet të japë deklarime apo regjistrojë çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me pasuri të tij apo të ardhura që mund të jenë përfituar përmes veprimeve të paligjshme.
Për herë të parë mund të themi për Erion Veliajn si një nga politikanët më të lartë në vend, vjen edhe një hetim në ngarkim të tij dhe familjarëve të tij".