AKTUALITET, 5 Qershor 2026, 10:09

Hetimet/ Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Hetimet/ Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK,

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht kreu i Hekurudhave, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ai shoqërohet nga avokati i tij.

Nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, por kjo është hera e dytë që ai shkon në organin e akuzës brenda pak ditësh.

Më 21 maj ishte hera e fundit që ai u paraqit në SPAK, por pas daljes nga institucioni, ai kyçi gojën për mediat duke mos dhënë asnjë prononcim.