AKTUALITET, 8 Maj 2026, 22:24

Hedhja e lëndëve piroteknike, molotovit dhe gurëve drejt tyre, lëndohen tre efektivë policie

Hedhja e lëndëve piroteknike, molotovit dhe gurëve drejt tyre,

Raportohet se tre efektivë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spital për mjekim.

Pas një nisjeje të qetë të protestës, organizatorët kërkuan marshim drejt Ministrisë së Brendshme, diçka që policia e kundërshtoi me vendosjen e një kordoni të gjerë efektivësh dhe hedhjen e ujit dhe gazit lotsjellës.

Në këtë moment u ngjall një reagim i ashpër i protestuesve, që fillimisht goditën me molotov e më pas me fishekzjarrë dhe gurë drejt policisë. Në këtë moment duket se janë lënduar edhe efektivët.

Tre punonjësit e policisë të Forcës Kombëtare të Sigurisë, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin Ushtarak, janë jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, mësohet se disa protestues janë shoqëruar në polici, si përgjegjës për veprimet e dhunshme ndaj efektivëve të rendit.