AKTUALITET, 4 Nëntor 2024, 21:10

“Harris është para Trump me votën e hershme”, strategjisti Nesho flet për zgjedhjet në SHBA

“Harris është para Trump me votën e hershme”,

Dritan Nesho, strategjist dhe CEO i kompanisë Harris X, duke komentuar për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, zgjedhjet që do të mbahen nesër në SHBA u shpreh se diferenca mes kandidatëve Harris dhe Trump është 1-2 për qind në rang kombëtar. Nesho tha se kandidatja demokrate është 9 pikë para Trump, por Trump është 7 pikë para asaj me votimin që pritet nesër.

“Sondazhet janë shumë të ngushta. Në përgjithësi në rang kombëtar, ka mbase 1% ose 2% diferencë. Disa janë pro Trump, disa pro Harris. Mesatarja e sondazheve, ka Trump në një avantazh të vogël, te vota popullore.

Kurse në bazë të shteteve kyçe, edhe këtu sondazhet janë 2-3 pikë me njëra-tjetrën. Sondazhet e humbin aftësinë e tyre për të treguar në çfarë drejtimi mund të shkojë gara. Harris ka një avantazh me votën me postë apo para ditës së votimit.

Ajo është 9 pikë para Trump, por Trump është 7 pikë para asaj me votimin që pritet nesër. E gjitha është "turnout", sa do të dalin të votojnë. Dhe sa aftësi do të ketë Trump për të nxjerrë njerëzit të votojnë. Tradicionalisht sondazhet e kanë nënvlerësuar Trump.

Edhe në 2016, sondazhet në rangun e shteteve e kanë nënvlerësuar. Ka një fenomen që përflitet, është “shy Trump voter”, votuesit që nuk e përcjell që është për Trump, por e marrin vendimin deri në fund. Shumë gjëra do të qartësohen nesër.

Tani për tani është e vështirë për të thënë kush fiton”- tha Nesho.