TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkimi Evropian ka miratuar Pozicionin e Përbashkët për Klasterin 6, që lidhet me Marrëdhëniet e Jashtme, duke konfirmuar mbajtjen e Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 17 dhjetor.
Ky vendim përkon me presidencën hungareze të BE-së dhe shënon hapin e radhës në procesin e integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane.
"Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë miratuar Pozicionin e Përbashkët të BE-së për Klasterin 6: Marrëdhëniet e Jashtme, duke hapur rrugën për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare me Shqipërinë më 17 dhjetor.
Kjo konferencë, e dyta gjatë presidencës hungareze, pasqyron angazhimin e BE-së për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit për vendet kandidate", thuhet në reagimin e Presidencës hungareze të BE.