TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas dy konflikteve të ndodhura për motive të dobëta në Kamëz dhe në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Në Zall-Herr, Policia arrestoi dy të rinj, 20 dhe 21 vjeç, të dyshuar se kanë goditur me grushte dy persona gjatë një sherri, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Ndërkohë, në Kombinat u vu në pranga një 37-vjeçar, i dyshuar se dhunoi fizikisht dy shtetas, ndërsa një 33-vjeçar është shpallur në kërkim si i përfshirë në konflikt, pamjet e të cilit janë publikuar edhe në rrjetet sociale..
Njoftimi i Policisë Tiranë
U përfshinë në konflikte për motive të dobëta në Kamëz dhe në Kombinat, vihen në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 20 vjeç, dhe O. E., 21 vjeç, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur në fshatin Zall-Herr, kanë goditur me grushte 2 shtetas. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin O. Z., 37 vjeç, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur në rrugën “Thoma Goxha”, në zonën e Kombinatit, ka goditur fizikisht 2 shtetas, duke u shkaktuar dëmtime. Në lidhje me këtë ngjarje u shpall në kërkim edhe shtetasi K. L., 33 vjeç, i dyshuar si i përfshirë në konflikt. Punohet për kapjen e tij. Pamjet e këtij konflikti janë publikuar edhe në rrjetet sociale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.