AKTUALITET, 6 Qershor 2026, 18:41

Grumbullim masiv edhe në Shkodër, qytetarët marshojnë me pankarta dhe thirrje të shumta (VIDEO)

Grumbullim masiv edhe në Shkodër, qytetarët marshojnë me

Edhe në qytetin e Shkodrës janë mbledhur një numër i konsiderueshëm qytetarësh për të protestuar për investimin në Zvërnec por jo vetëm. Qytetarët e Shkodrës kanë nisur marshimin duke mbajtur në duar pankarta me mesazhe të forta, marshim ky i cili ishte i paralajmëruar.

Edhe në Vjenë është krijuar një atmosferë e tillë ku shqiptarët brohorasin dhe ngrenë flamurin shqiptar, teksa njëzëri thërrasin: “O sa mirë me qen shqiptar”, kjo në mbështetje dhe të protestave të bëra ditët e shkuara në disa qytete.

Paralelisht, Tirana po zhvillon protestën e shtatë në sheshin “Skënderbej”, nga ku qytetarët do të marshojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Protestuesit, pas marshimit në bulevard, pritet të ndalen para godinës së Kryeministrisë ku priten të mbajnë fjalime.

Prej ditësh, qytetarë dhe aktivistë kanë protestuar në Tiranë ndërsa kanë artikuluar disa pesë kërkesa kryesore.