TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Enton Abilekaj, duke komentuar zgjedhjet në SHBA, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit’ në MCN Tv, se Trump e bazon pushtetin te marrëdhëniet personale.
“Ndryshimet thelbësore për atë që na intereson, janë ndryshimet në politikën e jashtme. Diskutimi është a duhet të jetë Amerika imperialiste? Në çështje sociale, kanë qëndrime, përshembull për emigrantët, që edhe në Evropë janë të rëndësishme. Perëndimi ka mbingopje ndaj emigrantëve dhe karta e emigrantëve është shumë e fortë në zgjedhje. Të drejtat e grave, ka shumë dallime.
Ajo që na intereson është rajoni dhe Ballkani, mënyra si e bën Trump politikën e jashtme. E nis edhe nga premisa personale. Ai tha: Më mori Xi Jinping, tha është burrë i mirë. Ndërkohë Trump sanksionoi më shumë bizneset kineze. Meqë do të ketë marrëdhënie të vecantë tani ndoshta nuk i bën disa gjëra. E njëjta gjë me Putin. Pra në varësi të marrëdhënieve të tij personale.
Marrëdhënia e tij me Merkel rrezikoi shumë marrëdhëniet me Gjermaninë. E njëjta gjë me Serbinë dhe Shqipërinë. Sot janë marrëdhëniet personale, Affinity Group…
Ne e dimë se si Grenell ndërtoi një puç për Albin Kurtin. Pastaj vijoi marrëdhëniet me Vuçiç, Daciç këndonte serbisht, vetëm për marrëdhënie personale.
Kur flasim për marrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës, Grenell ka një rol shumë të rëndësishëm”-tha Abilekaj.