AKTUALITET, 2 Qershor 2026, 13:44

Grabitja/ Mori një sasi parash në bankën “OTP” në Tiranë, autori i armatosur dhe i maskuar u largua me një skuter! Ja çfarë dyshohet

Grabitja/ Mori një sasi parash në bankën “OTP”

Bëhen me dije të tjera detaje në lidhje me grabitjen me armë zjarri që ndodhi mesditën e kësaj të marte, 2 qershor, në një filial të “OTP Bank” pranë stadiumit “Dinamo” në Tiranë.

Autori është afruar pranë bankës me një skuter nga kryqëzimi i Komunës së Parisit, ka lënë skuterin jashtë dhe ka më pas hyrë menjëherë në ambientet e bankës duke kryer grabitjen.

Pasi ka marrë paratë është larguar nëpërmjet rrugës “Sulejman Delvina”, dhe dyshohet se ka braktisur skuterin në një garazh. Më pas dyshohet se është larguar drejt zonës së bllokut.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.