AKTUALITET, 20 Qershor 2026, 15:58

Grabitja e një pike karburanti në Krujë, arrestohet autori! Gjatë kapjes tentoi t'i ikte me vrap policisë

Grabitja e një pike karburanti në Krujë, arrestohet autori!

Policia ka arrestuar pas katër ditësh autorin që grabiti një pikë karburanti në Krastë të Krujës. Ai është identifikuar si Marvin Ferra.

Sipas informacioneve autori i dyshuar nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet me një makinë tip ‘Benz’ – me vete kishte edhe një të mitur.

Gjatë këtij aksioni Ferra ka pësuar edhe një aksident, dhe pas përplasjes së automjetit ka tentuar të largohet në këmbë. Por arratisja nuk zgjati shumë pasi ai ra në prangat e policisë.

Para bluve ai ka pranuar autorësinë e grabitjes dhe ka treguar edhe një vend ku mbante fshehur armë zjarri. Policia ka sekuestruar një kallashbikov dhe një pushkë.