AKTUALITET, 20 Maj 2026, 20:10

Grabitet një tabakino në aksin Elbasan-Metalurgjik, autorët vjedhin 500 mijë lekë

Grabitet një tabakino në aksin Elbasan-Metalurgjik, autorët

Një tabakino është grabitur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, ku dy persona të maskuar kanë hyrë në ambientet e biznesit dhe kanë vjedhur rreth 500 mijë lekë, si edhe paketa cigaresh.

Menjëherë pas njoftimit, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur një grup pune për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes.