TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se lidhshmëria është kryefjalë e turizmit, duke theksuar se mbërritja e avionit të parë me fluturim direkt nga Kanadaja në Tiranë përbën një moment historik si për aviacionin civil, por edhe për turizmin mbarëshqiptar.
Gonxhja tha se ulja e avionit të parë nga Kanadaja në Tiranë shënon hapjen e një ure të re lidhëse mes Shqipërisë dhe Amerikës së Veriut, duke përfaqësuar linjën e parë ndërkontinentale që lidh vendin drejtpërdrejt me një treg të rëndësishëm ndërkombëtar.
Në aktivitetin e organizuar në aeroportin ndërkombëtar TIA, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, Gonxhja tha se lidhshmëria është një nga shtyllat kryesore të turizmit dhe një faktor vendimtar për rritjen ekonomike, duke nënvizuar se sa më shumë lidhje direkte me tregjet ndërkombëtare të krijohen, aq më shumë mundësi hapen për turistët, bizneset dhe investimet.
Ministri vuri në dukje se turizmi shqiptar po përjeton një nga periudhat më dinamike të zhvillimit, duke u kthyer në një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit.
Sipas tij, viti 2025 shënoi një vit të rëndësishëm për vizitorët e huaj, me rreth 12,4 milionë vizitorë, ndërsa sektori i turizmit kontribuoi me rreth 24% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Gonxhja shtoi se edhe të dhënat e para të vitit 2026 konfirmojnë vijimin e kësaj tendence pozitive, me mbi 3 milionë vizitorë të huaj në periudhën janar–maj, ndërsa vetëm në muajin maj janë regjistruar 143 mijë e 595 vizitorë më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ose 16% më shumë.
Gonxhja tha se Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë besimin e vizitorëve ndërkombëtarë dhe po konsolidohet si një destinacion me potencial të jashtëzakonshëm.