AKTUALITET, 23 Qershor 2026, 11:47

Gjyqi/ Veliaj me raport mjekësor, mungon dhe avokati, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Gjyqi/ Veliaj me raport mjekësor, mungon dhe avokati, shtyhet për

Mungesa në sallë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, por edhe të avokatit të tij mbrojtës, u bë shkak për shtyrjen e seancës të së martës ndaj tij dhe të bashkëpandehurve në Gjykatën e Posaçme.

Avokati Ndreca e kishte justifikuar mungesën, përmes një raporti mjekësor.

Gjykata vendosi të shtyjë seancën për më 7 korrik dhe njëkohësisht të pezullojë afatin e paraburgimit ndaj Veliajt.