AKTUALITET, 30 Prill 2026, 11:13

Gjyqi për dosjen “Partizani”, sot thirret si dëshmitar Taulant Balla

Gjyqi për dosjen “Partizani”, sot thirret si dëshmitar

Në ambientet e GJKKO zhvillohet sot seanca për dosjen “Partizani” me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi e të tjerë.

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka pranuar kërkesën e SPAK për thirrjen në gjyq të 11 dëshmitarëve.

Në seancën e sotme pritet të dëshmojnë disa prej tyre, duke nisur nga deputeti i PS Taulant Balla, në cilësinë e kallëzuesit të çështjes.

Në listë janë edhe Paro Laçi, Albert Xhani apo edhe Isa Tare.