AKTUALITET, 18 Maj 2026, 11:02

Gjyqi për dosjen ARRSH/ Gentjan Gjyli dhe Erald Elezi paraqiten në GJKKO

Gjyqi për dosjen ARRSH/ Gentjan Gjyli dhe Erald Elezi paraqiten në

Gentjan Gjyli dhe Erald Elezi janë paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për seancën gjyqësore të dosjes ARRSH.

Gentian Gjyli ka mbajtur detyrën e kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) ndërsa Erald Elezi ka qenë drejtor i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Për të dy, SPAK ka kërkuar shpalljen fajtorë dhe dënimin e tyre me nga 1 vit e 6 muaj burg për shkelje të barazisë në tendera.

Të pandehur për këtë dosje janë marrë edhe të tjerë, përfshirë ish kreun e ARRSH-së, Evis Berberi. Ndaj tij SPAK ka kërkuar dënimin me 10 vite burg pasi akuzohet për tre vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera.