AKTUALITET, 7 Korrik 2026, 12:15

Kërkoi pezullim të procesit për shkaqe shëndetësore/ GJKKO rrëzon Xoxën, shtyhet seanca. Pezullohen afatet e paraburgimit për Veliajn

Kërkoi pezullim të procesit për shkaqe shëndetësore/

Shtyhet seanca në GJKKO për Ajola Xoxën për t’i dhënë mundësi asaj të marrë pjesë në seancë. Nga ana tjetër është rrëzuar kërkesa për pezullim të procesit.
Seanca e radhës do të mbahet më 21 korrik, ora 10:00.
Ajola Xoxa kërkon pezullimin e gjykimit për shkak se është me leje lindje.
Avokati i saj, Maks Haxhia deklaroi se Xoxa është në pamundësi për të marrë pjesë në seancë dhe ka kërkuar pezullim të procesit.
Ndërsa për kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u vendos për pezullimin e afateve të paraburgimit.