AKTUALITET, 15 Qershor 2026, 19:34

“Gjithë shqiptarët në çdo cep të globit u bënë bashkë”- Protestuesja: Po i tregojmë botës se si një protestë kthehet në festë

“Gjithë shqiptarët në çdo cep të globit u

Qytetarët u mblodhën edhe sot në ditën e 16-të protestave kundër klasës politike dhe qeverisë Rama. 

Një qytetare foli në podiumin e improvizuar, duke theksuar se shqiptarët për herë të parë në çdo cep të globit u bënë bashkë.

"Për herë të parë gjithë shqiptarët në çdo cep të globi janë bashkë. nuk kemi kohë për të humbur. nuk ka shans të dytë. Kjo është fitorja e qytetarisë. Jemi populli që mundemi me i treguar tanë botës se si një protestë kthehet në festë të madhe. Nuk përshkruhet gjendja e secilit prej nesh. Për herë të parë e gjithë bota ka mundësi me pa fytyrën e gjithë shqiptarëve. Nuk është fytyra që këta pushtetarë kanë dashur me i tregu botës. Ja kjo është Shqipëria që marshon deri në orë të vona. Gjaku i shqiptarëve është përtej këtyre", tha ajo.