AKTUALITET, 15 Qershor 2026, 15:27

“Gjenerali”, u arrestua në Belgjikë, ja si ka ndryshuar Gerd Gjinarari, i dënuari për vrasjen e Naim Zyberit! Pritet ekstradimi

“Gjenerali”, u arrestua në Belgjikë, ja si ka ndryshuar

Autoritet belge arrestuan të shpallun në kërkim Gerd Gjinarari, ose siç njihet ndryshe Gerd “Gjenerali” i dënuar më parë për vrasjen e Naim Zyberit në vitin 1997 në Milano.

Nga fotoja duket ndryshimi që ka pësuar prej viteve. 

Gjinarari u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë italiane në vitin 1997, pasi vrau “të fortin” e Tiranës, Naim Zyberi dhe në vitin 2014 u ekstradua në Shqipëri, ku Gjykata e Tiranës la në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm.

Krimi ndodhi në një spital në Milano, ku Zyberi po merrte trajtim mjekësor. Në atë khë, hetimet zbuluan se Gjinarari dhe Arben Grori hynë në dhomën e spitalit duke u paraqitur si të afërm të pacientit dhe realizuan ekzekutimin me armë zjarri, të cilën e kishin fshehur brenda një buqete me lule.

Pasi u ekstradua në vendin tonë, në vitin 2019, Gjinarari u lirua me kusht nga Gjykata e Korçës, vendim që shkaktoi reagime të forta. Më pas, Gjykata e Apelit e rrëzoi vendimin e lirimit, duke urdhëruar rikthimin e tij në burg.

Pas këtij vendimi, Gjinarari nuk u paraqit më për ekzekutimin e masës dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar. Tashmë pas arrestimit në Begjikë, pritet që Gerd Gjinararin të ekstradohet drejt vendit tonë.

“Gjenerali”, u arrestua në Belgjikë, ja si ka ndryshuar