
Trupi i pajetë i një 70-vjeçari është gjetur këtë të shtunë në orët e para të mëngjesit në afërsi të tregut në lagjen 4 të qytetit të Pogradecit.
Policia tha se kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e vdekjes së tij, por nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 04.02.2023, rreth orës 06:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në afërsi të tregut, është gjetur i pajetë shtetasi L. P., rreth 70 vjeç, banues në Korçë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.