AKTUALITET, 12 Shkurt 2024, 22:00

Ola Xama: Qeveria dështoi me Rindërtimin, kthimin e pronave, energjinë dhe turizmin

Ola Xama: Qeveria dështoi me Rindërtimin, kthimin e pronave,

Gazetarja e ekonomisë në MCN TV, Ola Xama replikoi në emisionin “Të Paekspozuarit” me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, për performancën ekonomike të Shqipërisë gjatë qeverisjes së PS-së. Xama renditi disa prej të dhënave ekonomike të viteve të fundit.

Pjesë nga biseda

Ola Xama: Në programin 2021-2025 keni patur Rindërtimin që nuk është mbyllur akoma. Keni patur përjashtimin nga taksat për 105 mijë bizneseve që ia kthyet. 88 mijë janë individë dhe 25 mijë kanë mbetur jashtë. Çështjen e pronës e kishit në program dhe nuk e keni zgjidhur dhe po të shikoni buxhetin faktik nga 50 milionë jepen 20, 15-16 milionë euro në vit.

Premtuat bujqësinë moderne, por IPARD iku nga korrupsioni, subvencionet që jep shteti janë më pak. Në sektorin e manifakturës, përmes një garancie sovrane do t’i çonit drejt modernizimit. Jo vetëm që garancia nuk u dha, por ata janë thelluar nga rënia e euros. Me këto realizime si jeni të bindur që do të fitoni në vitin 2025? Thatë se Shqipëria është bërë superfuqi energjetike, por borxhi në kompanitë publike është 300 milionë euro nga kriza, Skavica ka mbetur në letra, kemi vetëm dy anije me TEC do të ndotin bregun e Vlorës.

Blendi Klosi: Këto janë opinionet tuaja.

Ola Xama: Nuk janë opinione, janë të dhëna zyrtare.

Blendi Klosi: Sa i përket turizmit janë 10 milionë shtetas me pasaporta të huaja që hyjnë në kufi, kjo është një shifër e jashtëzakonshme, që kemi punuar prej vitesh.

Ola Xama: Më rezulton që kanë ardhur më shumë, por kanë paguar më pak.