AKTUALITET, 12 Shkurt 2024, 21:47

Gazetari - Klosit: I keni marrë të gjitha, ç'është kjo fitore shembullore që kërkoni tani?

Gazetari - Klosit: I keni marrë të gjitha,

Gazetari Andi Tela, ka pyetur Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, lidhur me kërkesën e Edi Ramës ndaj të gjithë partisë që të mbledhin vota dhe të ketë një "fitore shembullore". 

I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, Tela tha se PS ka patur pushtet thuajse absolut dhe nuk ka ndonjë rezultat të lavdërueshëm, pasi shumë shqiptarë janë larguar nga vendi, ndaj u shpreh i habitur se çfarë rezultati "shembullor" kërkon kjo parti dhe përse i duhet. 

Pjesë nga biseda: 

Andi Tela: Thoni se do të arrini fitore shembullore. PS ka 54 nga 61 bashki. Ka 77 deputetë, bashkë me të PSD. Në 2019 e arriti fitoren shembullore. Rezultati nuk është ai që pritej, ka shumë njerëz që e braktisin Shqipërinë. Kjo fitore shembullore, do të thtoë që Rama ka akoma ato ide që do të bëjë reformat ë mëdha dhe nuk kishte votat. Në këtë moment, me opozitë të përçarë, përdor termin fitore shembullore. Çfarë do PS në këtë vend, që ka çdo lloj pushteti të mundshëm, që të marrë 84 vota në Parlament? Si i shërbeni demokracisë në Shqipëri? Deri në këtë nivel ku ka arritur sundimi i PS në cdo qelizë, duket shumë më tepër se çfarë mund të mbajë ky popull.

Blendi Klosi: Fitorja shembullore nuk ka të bëjë me fitoren në Parlament, por me mënyrën si do të reagojnë qytetarët. A do të reagojnë pozitivisht për një reformë në drejtësi që ne krijuam dhe godet edhe elemtnë shumë lartë në hierarkinë shtetërore? A do të reagojnë për reformën territoriale? Si reagojnë me zhvillimin ekonomik, të turizmit, me Shqipërisë superfuqi energjitike në rajon, etj. Pra si e kemi shndërruar Shqipërinë në pozicion më të favorshëm ekonomik.  Pra këtë quajmë shembullore.