AKTUALITET, 6 Qershor 2026, 10:08

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve që synojnë postet

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me

Komisioni i Posaçëm në Policinë e Shtetit, i ngritur për të vlerësuar kandidaturat që janë në garë për drejtor në disa drejtori vendore të policisë në vend, pas intervistimit, ka përmbyllur procesin e pikëzimit, duke bërë renditjen nga më i mirë te drejtuesi me më pak pikë.

I pari i renditur është Adriatik Tafçiu, aktualisht me pozicion këshilltar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në vijim renditen Ervin Hodaj, aktualisht i komanduar në Durrës, pas aksidentit tragjik ku humbën jetën 2 të mitur dhe largimit të Afrim Tafës.

I treti renditet drejtori i Policisë së Vlorës, Edvin Ndreu, i komanduar pak ditë më parë, pas skandalit të shkarkimit të Elidon Çelës, me rastin e mosndërhyrjes së policisë në protestën në Zvërnec. Më tej renditen ish-drejtori i Dibrës, Artion Duka, dhe drejtori aktual i komanduar në Fier, Erion Ahmeti. Në garë janë edhe drejtues të tjerë, si Alket Shatro, Ermal Muçaj, Gjovalin Loka, Hergis Jica. Lisata mbyllet me Alfred Nomanin.

1. Adriatik Tafçiu                 86
2. Ervin Hodaj                    85
3. Edvin Ndreu                   84
4. Artion Duka                    74.32
5. Erion Ahmeti                   74.32
6. Arben Nasufi                   74
7. Ylli Doda                         74
8. Alket Shatro                   74
9. Ermal Muçaj                  73.32
10. Ardrit Elmazi                73.32
11. Ndue Doçi                    73.32
12. Gjovalin Loka               73.32
13. Xhevahir Karaj               73
14. Dashamir Spaho              73
15. Hergis Jica                   72.32
16. Lorenc Shehu               72
17. Lorenc Meta                 72
18. Alfred Elezi                    72
19. Arjanit Arapi                  72
20. Erzen Cera                   71
21. Alfred Nomani               71