AKTUALITET, 27 Qershor 2024, 18:11

Furgoni përplaset me motomjetin në Bilisht-Sinicë, dy të plagosur

Furgoni përplaset me motomjetin në Bilisht-Sinicë, dy të

Aksident në aksin Bilisht-Sinicë. Raportohet për dy të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Bilisht-Sinicë”, në afërsi të fshatit Miras.

Mësohet se automjeti furgon tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. B., banues në fshatin Vidohovë, është përplasur me një motomjet pa targë, me drejtues një shtetas të mitur dhe pasagjer vëllain e tij, banues në fshatin Miras, të cilët për pasojë janë dëmtuar dhe u dërguan për mjekim në spital.

Me drejtuesin e furgonit shtetasin A. B., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.