AKTUALITET, 12 Nëntor 2024, 16:55

Frika nga përmbytjet/ Vlonjatët marrin masa, vendosin thasë me rërë në hyrje të banesave e bizneseve

Frika nga përmbytjet/ Vlonjatët marrin masa, vendosin thasë me

Pas përmbytjeve të fundit që ndodhën në Vlorë, duket se banorët e këtij qyteti, veçanërisht ato të zonave më të prekura, po marrin vetë masat për t’i paraprirë ndonjë situate që mund të krijojë situata të ngjashme si ato të pak javëve më parë.

Qytetarët kanë vendosur thasë me rërë në hyrje të bizneseve apo banesave apo garazheve të tyre.

Duket se përmes këtyre masave, banorët po tentojnë të parandalojnë apo minimizojnë dëmet që mund të shkaktohen nga përmbytjet, në rast të reshjeve të shumta në ditët në vijim.