TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këto janë momentet kur i plagosuri Violand Braçellari i vendosur në një barrelë, transportohet me ambulancë nga spitali i Korçës drejt Tiranës për mjekim të specializuar, pasi ka plagë në dorë dhe bark të marra gjatë aksionit policor ku ai vrau efektivin Enea Mekolli në krye të detyrës dhe plagosi një tjetër, Edison Adri.
Efektivë të shumtë dhe mjekë kanë lëvizur barrelën ku ndodhej i shumëkërkuari i dënuar me gati 10 vite burg nga drejtësia për kultivim droge dhe në momentin që kanë dalë nga dera për ta vendosur në ambulancë, aty ka pasur qytetarë të shumtë, të afërm dhe kolegë të efektivit të vrarë, që e kanë akuzuar për krimin e rëndë.
Braçellari dukshëm i vetëdijshëm nuk ka bërë asnjë lëvizje apo reagim.
Ai po transportohet drejt kryeqytetit, ashtu sikurse më parë ishte dërguar edhe efektivi Adri me helikopter te Trauma, për mjekim.



