TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërsa mijëra qytetarë protestonin mbrëmjen e sotme në ditën e 13-të të revoltës kundër klasës politike, qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, nuk munguan as pankartat dhe mesazhet ironike që kanë shoqëruar lëvizjen që prej ditëve të para.
Me pjesëmarrje të lartë, protestuesit u grumbulluan fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, nën thirrjet për ndryshim politik dhe largimin e qeverisë.
Një nga momentet që tërhoqi vëmendjen e protestuesve dhe kalimtarëve ishte paraqitja e figurave të Edi Ramës dhe Sali Berishës të veshur me uniforma burgu, shoqëruar me mbishkrimin ironik “Burgu për burrat është”, një mesazh që synonte të denonconte pandëshkueshmërinë dhe të kërkonte drejtësi për të gjithë aktorët politikë, pa dallime partiake.

Gjatë marshimit u dëgjuan vazhdimisht thirrje për revolucion, dorëheqjen e kryeministrit, luftë kundër korrupsionit dhe ndërtimin e një “Shqipërie të Re”. Protestuesit përsëritën gjithashtu sloganin “Shqipëria nuk shitet”, duke e lidhur atë me kundërshtimin ndaj projekteve të debatueshme të zhvillimit dhe me kërkesën për më shumë transparencë në vendimmarrjen publike.









