AKTUALITET, 8 Qershor 2026, 18:49

FOTOLAJM/ Protestat kundër Zvërnecit, Rama shfaqet në takimin në Shkodër me bluzë me flamingo

FOTOLAJM/ Protestat kundër Zvërnecit, Rama shfaqet  në takimin

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër, në festën për 35-vjetorin e themelimit të kësaj force politike në këtë degë.

Ajo që vihet re, është se ndryshe nga takimet në qytetet e tjera, Rama ka veshur në Shkodër një bluzë me flamingo (shpendët që ndodhen në zonën e mbrojtur të Lagunës së Nartës).

Mesa duket ky është një mesazh i Ramës për të gjithë ata që protestojnë kundër investimit në Zvërnec, për të treguar që edhe vetë kryeministri është në mbrojtje të këtyre shpendëve.